Testi i provimit pranues në Departamentin e Kimisë

0
179
1. Nëse në një gotë me ujë kemi tretur 1 gram jod, tretësira merr ngjyrë të kuqe të zbehtë dhe intensiteti i
ngjyrës rritet me ngrohjen e gotës. Cila metodë e ndarjes duhet të përdoret për ndarjen e jodit nga uji?
a) Ekstraktimi
b) Sublimimi
c) Distilimi
d) Filtrimi
2. Një komponim organik ka formulë empirike CH2O dhe Mr=90. Cila është formula molekulare e këtij
komponimi? Ar(C)=12.0; Ar(H)=1.0; Ar(O)=16.0
a) C2H4O2
b) C3H6O3
c) C4H8O4
d) C5H10O5
3. Sa dm3 oksigjen në kushte standarde formohen gjatë zbërthimit të 17g peroksid hidrogjeni, kur dihet
barazimi i reaksionit kimik? Ar(H)=1.0; Ar(O)=16.0
Vm=22.4 dm3/mol
2 H2O2
→ 2 H2O + O2
a) 44.8 dm3
b) 11.2 dm3
c) 5.6 dm3
d) 2.8 dm3
4. Cili është konfiguracioni elektronik i atomit të zinkut, 30Zn ?
a) 30Zn (Ne) 3d10 4s2
b) 30Zn (Ar) 3d10 4s2
c) 30Zn (Kr) 3d10 4s2
d) 30Zn (He) 3d10 4s2
5. Cili nga elementet vijuese ka energji të afinitetit më të madhe?
a) Beriliumi
b) Oksigjeni
c) Kaliumi
d) Bromi
6. Sa është pH e tretësirës, e cila përgatitet me tretjen e 1 g NaOH në 250 cm3 ujë? Ar(Na)=23.0,
Ar(O)=16.0, Ar(H)=1.0
a) pH=1
b) pH=2
c) pH=12
d) pH=13
7. Sa është numri oksidues i karbonit në jonin bikarbonat, CO3
2- ?
a) +8
b) +6
c) +4
d) -4

8. Azoti është element i grupit 15 të sistemit periodik, i cili në industri përfitohet:
a) nga distilimi i thjeshtë i ajrit
b) nga distilimi fraksional i ajrit
c) nga zbërthimi i NH4NO3
d) nga zbërthimi i NH4NO2
9. Metil-2-butani dhe n-pentani, ndërmjet vete janë:
a) izomer konformacional
b) izomer gjeometrik
c) izomer pozicional
d) izomer vargor
10. Halogjenimi i alkaneve zhvillohet përmes:
a) reaksioneve të substituimit homolitik
b) reaksioneve të substituimit heterolitik
c) reaksioneve të adicionimit
d) reaksioneve të eliminimit
11. Acid yndyror i ngopur është:
a) Acidi acetik
b) Acidi palmitik
c) Acidi linoleik
d) Acidi oleik
12. Me dehidratimin e alkooleve në prani të acidit sulfurik në temperaturë 1800C përfitohen:
a) amidet
b) esteret
c) eteret simetrike
d) eteret asimetrike
13. Cili nga komponimet vijuese ka veti reduktuese dhe me reagjent të Tollensit formon pasqyrën e
argjendit?
a) Acetoni
b) Saharoza
c) Acidi acetik
d) Acidi formik
14. Cili nga komponimet vijuese është aminoacid bazik?
a) Lyzina
b) Glicina
c) Acidi aspartik
d) Acidi salicilik
15. Njësia matëse për fuqinë është:
a. Kilogrami (kg)
b. Vati (W)
c. Xhuli (J)
d. Kilogram ˑ sekondë (kg s)
16. Te një ngjarje periodike, perioda matet me :
a. Sekondë (s)
b. Herc (Hz)
c. 1/ sekondë (1/s)
d. Herc ˑ sekondë (Hz s)

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here