Shëndetësia, Tritan Shehu: Të rriten kontributet në 12%

0
153

Teksa në Komisionin e Shëndetësisë u miratua buxheti për shëndetësinë për vitin 2018, një ndër emrat më të njohur në këtë komision dhe njëkohësisht në shëndetësi, i cili kishte deklaruar votën kundër, ka propozuar rritje të kontributeve shëndetësore. Sipas tij, problemi i sistemit shëndetësor në vendin tonë është financimi i ulët. “Financimi nga buxheti i shtetit, 85 euro për frymë në vit është 20 herë më i ulët se e mesmja europiane që kalon 2000 euro për frymë. Gjithashtu dhe shpenzimet për shëndetësinë që te ne janë 245 euro për frymë në vit, janë shumë më të ulëta, pra disa herë më të ulëta se e mesmja europiane dhe 2.5 herë më të ulëta, se e mesmja e Maqedonisë. Gjithashtu dhe përbërja e shpenzimeve për shëndetësinë është krejtësisht e shtrembëruar. Ne kemi 85 euro për frymë që financohen nga buxheti, 35 euro që vijnë nga sigurimet shëndetësore dhe pastaj pjesa tjetër, 125 janë nga pagesat direkte që bëjnë pacientët. Gjë që është krejt e shtrembër si skemë”, është shprehur Prof.Dr. Tritan Shehu.
Sipas Shehut sistemi shëndetësor shqiptar është më i varfëri në Europë dhe më pak i financuari. Dhe kjo e gjitha reflektohet në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve, ndaj qytetarëve shqiptarë. Tritan Shehu sugjeron që skema e kontributeve shëndetësore duhet të ketë prioritet.
“Për mendimin tim i duhet dhënë prioritet kontribuesve direkt, që gjatë dy viteve të para të rritet në 7% për të shkuar më pas në masën 12 %”, thekson zoti Shehu.
Duke lidhur financimin e pakët në shëndetësi me numrin e mjekëve, ai theksoi se Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë. Shqipëria sipas tij numëron 1.12 mjekë për 1000 banorë ndërkohë e mesmja europiane arrin në 4 mjekë për 1000 banorë. Por këtu, problem tjetër është se përveç se në dy vite janë larguar 400 mjekë drejt Gjermanisë, në Shqipëri dalin në pension më shumë mjekë seç dalin mjekë specialistë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here