Këshilla për shtatzënat, mësoni sinjalet që ua dërgon bebja juaj

0
159

Të kujdeseni për foshnjën tuaj është obligim shqetësues dhe përgjegjës. Por, mos u shqetësoni. Më kryesore është të jeni të qetë dhe t’i ndiqni shenjat që do t’ua japë bebja juaj, që t’ju tregojë se ka nevojë për ju.

Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për diçka ose keni ndonjë pyetje rreth kujdesit për fëmijën tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjë pyetje nuk është e tepërt. Shëndeti dhe mirëqenia e bebes tuaj është në vend të parë.

Ushqeni bebet me qumësht gjiri, ja nga çfarë sëmundje i mbron

Pse nënat shtatzënë dhe gjidhënëse duhet të hanë vezë dhe kikirikë
Kur duhet të thirret mjeku?

Patjetër thërriteni pediatrin nëse vëreni: temperaturë të lartë mbi 37.6 C e matur nën sqetull mjek (matni disa herë – mund të jetë më shumë i veshur ose temperatura e jashtme të jetë më e lartë), ndryshim në sjellje (qan pa ndërprerë, rëndë qetësohet, nuk mund ta zgjoni), nëse nuk pi, nëse urinon pak (normalisht pelenat duhet të jenë të lagura gjatë çdo ndërrimi të pelenave – 6 herë gjatë ditës), nëse vëreni më shumë se 4 jashtëqitje si ujë gjatë 8 orëve, nëse nga sytë tajitet sekret i dendur dhe i verdhë, nëse shfaqet skuqen dhe nëse ka të ënjtur rreth kërthizës, nëse paraqitet e verdhëza, nëse kollitet, nëse ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës ose nëse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirë”.

Mësoni t’i kuptoni sinjalet që ua dërgon bebja juaj

Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj.

Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni. Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë. Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t’i kuptoni sinjalet!

Fakte që duhet t’i dini

Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve. Bebet duan të dëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri.

Shumica e bebeve duan që t’i merrni në përqafim, t’i mbani në duar ose t’i mbështetni te qafa. Kështu ndjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë. Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj. Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here