Haptonomia, lidhja e mrekullueshme mes nënës e fëmijës

0
157

Është një lidhje që merr zanafillë që në barkun e nënës dhe nuk është vetëm fizike. Ajo “ushqehet” vazhdimisht nga energjia e nënës dhe nga lënda ushqyese e qelizave të saj. Por, kjo lidhje është më e fortë se kaq.

Carmen Gjani,
drejtoreshë rumune e revistës “Psikologji”

Me sa duket, mes nënës dhe fëmijës lind një marrëdhënie telepati ke, ku secili prej tyre ka zona të përbashkëta energjetike. Kjo lidhje është një mrekulli. Megjithëse e pashpjegueshme ende shkencërisht, është vërtetuar se një nënë mund të ndiejë në distancë shumë të largët kur fëmija i saj ndodhet në rrezik, gjithashtu edhe fëmija (përgjithësisht kur është i vogël) mund të ndiejë gjendjen shpirtërore të nënës edhe kur ajo mundohet ta fshehë atë. Edhe baballarët mund të krijojnë një marrëdhënie të veçantë me fëmijët e tyre, vetëm nëse hyjnë në kontakt me ata që në barkun e nënës, duke u folur atyre dhe u përpjekur t’i prekin në mënyrë indirekte kur ata lëvizin etj. Mendohet se i vogli është në gjendje ta dëgjojë zërin e prindërve përpara se të lindë.

Haptonomia, është vlerësuar si shkenca e ndjeshmërisë. Fjala vjen nga gjuha greke, “haptos” që do të thotë “të komunikosh nëpërmjet prekjes, të krijosh një kontakt” dhe “nornos” që do të thotë “rregull”.

Haptonomia ka si bazë veprimi vendosjen e disa kontakteve fizike dhe emocionale me fëmijën nga të dy prindërit. Janë metoda të veçanta, të cilat kanë lidhje me mënyra të ndryshme të prekjes së barkut nga prindërit, komunikimin me fëmijën dhe të mësuarin e disa teknikave për relaksimin e mitrës. Shumë prekëse janë reagimet e foshnjës kundrejt këtyre stimujve. Për pasojë, ai u përgjigjet stimujve të ndryshëm – mëson të komunikojë me prindërit e vet!

Nëna mëson të relaksojë muskujt e barkut dhe të pakësojë dhimbjet, duke i ofruar fëmijës më shumë hapësirë për të lëvizur. Gjithashtu, nëpërmjet disa lëvizjeve të duarve mbi bark, ajo i transmetohen fëmijës mesazhe të ndryshme si: “eja në këtë anë”, një mënyrë komunikimi, e cila lehtëson lindjen. Nëna çon në mënyrë instiktive dorën mbi barkun e saj duke e ledhatuar atë. Pavarësisht se nuk i di lëvizjet haptonomike, ajo udhëhiqet nga instinkti mëmësor. Asimilimi i këtyre teknikave të komunikimit mund të parandalojë aborti n spontan. Gjithashtu, foshnja ka mundësi të krijojë një marrëdhënie emocionale me të atin, i cili është i “shkëputur” nga simbioza fiziologjike nënë-foshnjë.

Kontaktet haptonomike ose prekjet afektive i transmetojnë fëmijës siguri, dashuri dhe një ndjenjë mbrojtjeje. Gjithashtu, ato u ofrojnë dhe prindërve një marrëdhënie emocionale më të mirë me fëmijën pas lindjes së tij. Prindërit nuk duhet të frikësohen nga mundësia e manipulimit, fëmija në këtë nivel zhvillimi nuk njeh “frenime”, kështu që ai do të tregojë saktë se çfarë i pëlqen ose jo. Varet nga aftësia e prindërve për të kuptuar mesazhet që ata transmetojnë. Në këtë mënyrë, prindërit familjarizohen me karakterin dhe sjelljen e fëmijës së tyre.

Seancat haptonomike janë intime dhe realizohen nga prindërit vetëm në vëzhgimin e specialistit. Janë tetë seanca të nevojshme, që duhen bërë deri sa të lindë fëmija. Ato fillojnë që në çastin kur ai fillon të lëvizë, rreth muajit të katërt të shtatzënisë. Përfshirja e të dy prindërve është thelbësore për ekuilibrin emocional të fëmijës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here