Shëndeti oral mjaft i rëndësishëm

0
442

Shëndeti oral reflekton gjithashtu shëndetin fizik të njeriut. Shëndeti oral do të thotë që të mbajmë vetëm dhëmbët të pastërt por të gjithë shëndetin e gojës.

Këtu përfshihen dhëmbët, mishi i dhëmbëve, gjuha e gjithashtu edhe fyti.

Për të patur një frymëarrje më të freskët, duhet t’i zbatoni këto këshilla:

Pastrimi i dhëmbëve me furqë të butë është më i preferuari. Lajini dhëmbët, gjuhën dhe mishrat e dhëmbëve, të paktën dy herë në ditë me pastë dhëmbësh

Lëvizjet rrethore për pastrimin e dhëmbëve është i mirë sepse kjo përveq tjerash edhe i bën masazh mishit te dhëmbëve i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mban mishin të shëndetshëm.

Edhe gjuha duhet të pastrohet mirë. Një shtresë e trashë që formohet në gjuhë mund të shkaktoj mostretjen e gjithashtu edhe te ju jep një erë absolutisht të keqe te gojës.

Fyti mund të skuqet nga ftohjet dhe nga alergjitë. Gurgullimi i vazhdueshëm me ujë të ngrohtë dhe me kripe bën çudira.

Shpërfillja e shëndetit të gojës mundet jo vetëm të shkaktojë rreziqe shëndetsore sikur mostretja por gjithashtu shpien edhe në shkaktimin e ulçerës së gojës dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.

Pirja e duhanit eshte armiku kryesor i shëndetit oral. Një arsye tjeter që era e keqe e gojës shkaktohet është edhe mos pastrimi periodik i dhëmbëve te dentisti.

Rekomandohet që çdo gjashtë muaj të vizitohet dentisti për të kontrolluar gojën për ndonjë problem eventual të dhëmbëve dhe gojës dhe për t’i pastruar dhëmbët që të largohen njollat dhe pllakat.

SHPËRNDAJE